Gashi: Asnjë propagandë nuk e zbeh më ndriçimin e Obiliqit
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së me numër 31, Xhafer Gashi, ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit duke theksuar se puna dhe projektet e realizuara gjatë angazhimit të tij janë dëshmia më e mirë e përkushtimit ndaj qytetarëve.
Gashi tha se së bashku me qytetarët janë realizuar projekte të rëndësishme në Obiliq duke përmendur sheshet dhe monumentet kushtuar heronjve dhe dëshmorëve, me qëllim që brezat e rinj të njohin dhe respektojnë historinë e vendit.
Ai u shpreh se gjatë kohës sa ka qenë në krye të komunës ka qenë “fjalëpak e punë shumë” duke theksuar se realizimi i premtimeve ka qenë prioritet i tij.
Në mesazhin e tij elektoral, Gashi u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin LDK-në dhe kandidaturën e tij për deputet duke shtuar se bashkimi i qytetarëve do të mundësojë zhvillim më të madh dhe përfaqësim më të fuqishëm në Kuvend.
“Asnjë propagandë nuk e zbeh më ndriçimin e Obiliqit”, ka deklaruar Gashi. /Kosova.info/
