Gallagher: Humbja ndaj Islandës mund të jetë thirrje zgjimi

Mesfushori i Chelseas, Conor Gallagher, shpreson se humbja e papritur e Anglisë nga Islanda në ndeshjen miqësore do të shërbejë si një motivim shtesë për “Tre Luanët” kur të fillojnë turneun e Euro 2024 kundër Serbisë të dielën.

Në ndeshjen e fundit përpara nisjes për në Gjermani, skuadra e Gareth Southgate pësoi një humbje 1-0 në “Wembley”. Megjithatë, Anglia mbetet një nga favoritët për turneun, falë një numri të madh talentesh si Harry Kane, Jude Bellingham, Phil Foden dhe Bukayo Saka.

“Ne nuk patëm një rezultat të mirë dhe një performancë të mirë kundër Islandës, por mund të jetë mirë që ndodhi”, ka thënë Gallagher. “Mund të jetë një thirrje zgjimi për ne se nuk është e lehtë të fitosh ndeshje kundër ndonjë vendi dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të mposhtur Serbinë. Është shumë e rëndësishme të fitosh ndeshjen hapëse të turneut”.

Anglia është vendosur në një grup që përfshin gjithashtu edhe Danimarkën e Slloveninë.

Go to TOP