Gakpo flet për humbjen tragjike të Diogo Jota: Ka qenë shumë e vështirë

Sulmuesi i Liverpool, Cody Gakpo, ka folur për herë të parë për ndarjen tragjike nga jeta të bashkëlojtarit të tij, Diogo Jota, i cili vdiq muajin e kaluar bashkë me vëllain e tij në një aksident në Spanjë.

“Ka qenë shumë e vështirë për të gjithë ne”, ka thënë Gakpo për gazetën The Athletic. “Shumica ishim ende me pushime kur ndodhi tragjedia, por u bashkuam menjëherë si skuadër dhe si klub për të qenë pranë familjes dhe për të ndihmuar sa të mundemi”.

Futbollisti holandez ishte i pranishëm në varrimin e Jota në Portugali dhe e ksihte vizituar vendin me lule që tifozët e kishin ngritur jashtë stadiumit “Anfield”. Në nder të Jota, Liverpool ka vendosur të pensionojë fanellën me numrin 20 dhe të ndërtojë një skulpturë për të. Gjithashtu, gjatë sezonit të ardhshëm, lojtarët do të mbajnë një stemë speciale në fanella dhe xhaketa me mbishkrimin “Forever 20” (Përgjithmonë 20).

“Është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për të”, ka thënë Gakpo. “Diogo ishte një lojtar i madh, por mbi të gjitha ishte një njeri i dashur për të gjithë. Nuk do ta kujtojmë vetëm si futbollist, por edhe për njeriun e mrekullueshëm që ishte. Ai do të na mungojë këtë sezon dhe për gjithë jetën. Nuk do ta harrojmë kurrë”. 


Go to TOP