Gabriel i Arsenalit: Jemi gati për Porton

Futbollisti brazilian i Arsenalit, Gabriel Jesus, në një konferencë për media, ka folur para duelit me Porton.

Porto dhe “Topçinjtë” do të ndeshen nesër mbrëma në ndeshjen e parë të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.

Braziliani e pranon se dueli me portugezët e Portos, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ai beson se Arsenali është gati për të kaluar këtë pengesë në ligën më të madh në Evropë.

“Jam i sigurt se do të jetë një ndeshje e vështirë, me lojtarë të mëdhenj. E dimë që është një skuadër me histori të gjatë, por fokusohemi te vetja. Jemi gati për Porton”, ka thënë Gabriel.

Ndeshja mes Portos dhe Arsenalit fillon në orën 21:00.

Go to TOP