Futbollisteve afgane u premtohet nënshtetësi britaneze
Dhjetëra futbollisteve afgane dhe familjeve të tyre u është thënë se do të bëhen shtetase të Mbretërisë së Bashkuar.
Grupi prej 135 vajzave dhe grave të reja, familjet dhe trajnerët e tyre u ndihmuan nga një grup britanik për t’i shpëtuar talibanëve, të cilët i kërcënuan se do t’i vrisnin pasi kanë luajtur futboll.
Vajzat rrezikuan të ktheheshin në Afganistan kur vizat e tyre humanitare ishin pranë skadimit, raporton ES, transmeton Klankosova.tv.
Por, qeveria tani ka konfirmuar se ata janë duke përfunduar vizat e tyre në mënyrë që ato të mund të jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar përgjithmonë.
“Ne po punojmë për të finalizuar vizat për Ekipin Afgan të Zhvillimit të Grave dhe mezi presim t’i mirëpresim ato në Mbretërinë e Bashkuar së shpejti”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
Leeds United dhe Chelsea janë ndër ekipet që kanë premtuar të mbështesin familjet.
