Futbolli Nuk Fitohet me Emocione e Pritje Boshe, Por me Investime e Punë
Shkruan: Shenoll MUHARrEMI
Mjesi:) Mos vazhdoni sot me vajtu për humbjen mbramë futboll, e me na mbushë me negativitet. Fillimisht duhet me u mësu pritjet me i menaxhu. Me qenë racional dhe jo me emocione me bazu strategjinë.
Të gjithë indikatorët e kanë tregu që Rumania është favorit. Ranklistën e ka pas largggg më të mirë se Kosova. Ndeshjet e fundit Kosova i ha humbur. Ndeshjet me Rumaninë i kemi pas një humbje një barazim. E cka, përpos emocioneve dhe injorancës tonë, na ka shtu me besu që fitojmë?
Tash nuk na ka faj askush. Sidomos menaxherët. Cka kanë faj ata? A munden ata me hi në fushë me luajt? Jo. Kemi pas strategji të mirë, pozitive, sulmuese prej fillimi.
Derisa e kemi pësu golin e parë, gjithcka ka qenë super, por Zhegrovës që gjithë ato vjet i bani e ende nuk e ka mësu që aty është me luajt për ekipin e Kosovës e jo me na tregu shkathësitë e tija…
E pastaj, minutën e 40 ndodhi një gabim fatal në mesfushë. E portieri ynë nuk është aspak i sigurt, kronikisht. Pas këtij goli, psiqikisht ekipi nuk është rikuperu asnjëherë.
Menaxheri dhe ekipi i tij ka bërë ndrimet e duhura, metëvërtetë ka na gjithcka që ka pas në dispozicion. Kosova duhet me mësu. Shumëëëë me mësu, ne punu, me investu.. e mos me folë e shpresu shumë.
Ku po dojmë ne pa infrastrukturë, pa investime, me fitu e me i mposhtë ekipet që janë në këto gara me dekaada e shekuj? Kokën lart, vazhdoje rrugëtimin, mëso.. puno e investo më shumë.
Menaxhoji pritjet dhe emocionet. Rezultatet vijnë me kohë. Këto humbje janë të mira, shumë. Na mësojnë, na testojnë, na tregojnë cka duhemi me u përmirësu.
Fundja cka dallon futbolli jonë nga fushat e sektorët tjerë? Pse a mos kem na aq të mirë në fushat tjera, saqë në futboll i prishëm? Në fakt, futbollin e kemi më të mirë se shumë gjëra tjera, por si me gjithcka tjetër, duhemi me u përmirësu e me punu më shumë.
Gjithcka ok është, humbjet janë miq të mirë dhe na mësojnë më shumë sesa fitoret. Ekipin duhet me përkahë edhe në humbje. E jo njëherë me i rrit pritjet e emocionet e publikut, e pastaj me demoralizu krejt vendin përfshi lojtarët dhe menaxhementin. Thirrjet tona duhet me qenë për investime sa më shumë në futboll dhe sport. Sidomos përfshirjen e biznesit.