FSK-ja e tërheq një mjet të pashpërthyer në Gjakovë
Një person ka njoftuar se ka hasur në një mjet të pashpërthyer në fshatin Bitesh të Gjakovës.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e deminimit të FSK-së, të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
Tutje, policia e ka cilësuar rastin si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.
