Fshirja e ngjyrës në gishtërinjë, Radoniqi: Mua për veti nuk mu ka fshi, ka edhe siguresa tjera

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka folur për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Në një konferencë për media, ai është deklaruar edhe për çështjen e fshirjes se ngjyrës në gishtrinjë, për të cilën ka pasur shumë ankesa nga qytetarët.

Ai ka treguar se atij personalisht nuk i është fshirë, duke përmendur edhe masat tjera që nuk i lejojnë qytetaret të votojnë nga dy herë.

“Mua për veti nuk mu ka fshi. Tash ndoshta varet sa ta vendosin në gisht dhe kur tenton me e fshi, kur është e njomë mundet me u fshi, por ka edhe siguri të tjera përvec shenjës në gisht, që janë nënshkrimet. S’besoj që do të ketë përpjekje për votim të dyfishtë”, ka thënë Radoniqi.

Go to TOP