Frashër Krasniqi për Asociacionin e Komunave Serbe: Për momentin kjo është në tavolinë

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka thënë se procesi i dialogut që është duke u zhvilluar aktualisht çon drejt deformimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se për momentin kjo temë është në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Nëse vazhdon ky proces i dialogut kështu si është integruar nga BE-ja dhe faktikisht çfarë ka në tavolinë, jemi duke folur për Asociacionin të Komunave me Shumicë Serbe. Tash a ka mu ba ai Asociacion dhe me e shti aty edhe ndonjë komunë shqiptare  apo të ndonjë minoriteti tjetër që mos me u duk një etnik, a ka me u bë ai Asociacion me rekomandime të Kushtetueses, për mua kjo nuk ka rëndësi. Logjika e Asociacionit për mua është problematike. Për momentin kjo është në tavolinë”, tha ai.

Krasniqi deklaroi se opsioni i dytë është që Kosova ta bllokojë procesin.

“Nuk ka z.Kurti ndonjë propozim se çka me bë tjetër. Dhe opsioni i dytë është me e blloku krejt procesin”, ka thënë ai.

Go to TOP