Francezi Bastien ndanë drejtësinë në sfidën Çeki-Shqipëri

Kombëtarja e Shqipërisë më 11 tetor në “Epet Arena” të Pragës, do të përballet me Çekinë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit evropian, të martën ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në duelin mes çekëve dhe kuqezinjve.

Francezi Benoit Bastien do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes, ndërsa Hicham Zakrani dhe Aurelien Berthomieu do të jenë asistentët e tij, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Thomas Leonard.

Ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë fillon në orën 24:45.

Go to TOP