Franca mirëpret ndryshimin e masës për mallrat serbe
Franca ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndryshojë masën për ndalim të hyrjes së mallrave serbe në “kujdes të shtuar”.
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, në platformën ‘X’, ka shkruar se vendimi mundëson përparim në Procesin e Berlinit dhe integrimin evropian.
“E mirëpres vendimin e Qeverisë së Kosovës që të hapë pikëkalimin kufitar në Merdar për mallrat nga Serbia. Ky është vendim i rëndësishëm që mundëson përparim në integrimin rajonal (Procesin e Berlinit) dhe drejt integrimit Evropian. Përpjekja multilaterale e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve sjell fryte të qëndrueshme”, ka shkruar ai.
Kyeministri Albin Kurti u shpreh i bindur se ky ndryshim i masës është “më se i mjaftueshëm” që Kosova të jetë pjesë e takimit të CEFTA-s këtë javë e në samitin e Berlinit javën tjetër.
I welcome the decision of the 🇽🇰Government to open the Merdare border crossing point for goods from🇷🇸 This is an important decision allowing progress in the regional integration (Berlin process) and towards European integration🇪🇺. The multilateral approach of dispute settlement…
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) October 8, 2024
