Franca mbyll një xhami për shkak të predikimeve të imamit

Një xhami në rajonin Oise të Francës u mbyll për shkak të predikimeve radikale të një imami, që thuhet se ka “mbrojtur xhihadin”.

Xhamia në qytetin Beauvais do të mbetet e mbyllur për gjashtë muaj, raporton BBC.

Prefekti i Oises ka thënë se sipas predikimeve atje, luftëtarët xhihadistë quheshin “heronj” dhe nxisnin dhunë dhe urrejtje.

Franca për disa kohë ka bërë kontrolle në objektet fetare e dyshuara për lidhje me ekstremizmin.

Dy javë më parë, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, ka thënë se kishte filluar të procedonte mbylljen e Xhamisë së Madhe të Beauvais, sepse imami “targetonte të krishterë, homoseksualët dhe hebrenjtë” në predikimet e tij.

Autoritetet i dhanë xhamisë 10 ditë që të përgjigjej.

Go to TOP