FOTO/ Ky është pronari i ‘Clubit’ të njohur – Syri | Lajmi i fundit

Një ngjarje rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Sarandës, ku një 35-vjeçar i identifikuar si Spiro Iljadhi, është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Bëhet me dije se ndaj Iljadhit janë qëlluar 20 plumba kallashnikovi, duke e lënë të plagosur.

I lënduar ka mbetur gjithashtu dhe një pushues i rastit me inicialet M.J., 33-vjeç.

Në bazë të informacionit zyrtar të dhënë nga Policia e Shtetit, të dy këta persona ndodhen duke marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spitaj, jashtë rrezikut për jetën.

35-vjeçari Iljadhi është pronari i Club ‘Orange’ në qytetin e Sarandës dhe ish-futbollist i ekipit të Butrintit.

Nuk dihen ende shkaqet e njarjes, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 03:50, në lagjen Nr.1, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë dhe M. J., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonēs për të bërë të mundur kapjen e autorit/ve.

Go to TOP