Forumi për Drejtësi Tranzicionale: Serbia është pengesa kryesore për pajtimin mes popujve

Ish-politkanja serbe Vesna Peshiq, ka vlerësuar se Serbia është faktori kryesor shqetësues .

Ajo këtë deklarim e bëri në Forumin e 14-të për Drejtësi Tranzicionale që u mbajt në Beograd.

Peshiq tha se kjo shihet nga fakti se Serbia nuk i pranon kufijtë e saj aktual.

“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i kanë pranuar kufijtë e tyre, përveç Serbisë”.

Ish-politikanja vlerësoi se Serbia nuk është e gatshme për asnjë pajtim.

Vesna Peshiq,  deklaroi se “proceset e shpërbërjes së fortë të Bosnjë e Hercegovinës përmes (Millorad) Dodikut janë në progres” dhe theksoi se “Serbia i jep mbështetje të plotë këtyre proceseve”.

“Nuk mendoj se Serbia aktualisht po përgatitet për luftë, por po përpiqet t’i arrijë qëllimet e saj në mënyrë paqësore. Ajo dëshiron ta përvetësojë një pjesë të Dejtonit të Bosnjë e Hercegovinës”.

Sipas saj, në Serbi kryen punë “autokracia personale”, me të cilën Aleksandar Vuçiq i mori në dorë të gjitha institucionet dhe e shpalli opozitën armike të brendshme.

“Situata në Serbi është kaq katastrofike dhe me atë lloj qeverisjeje që kemi ne nuk mund ta zgjidhim asnjë problem, madje as atë të Kosovës”.

E në kuadër të këtij Forumi ka folur edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi.

Kamberi tha se Serbia po e vazhdon luftën propagandistike ashtu sikur në vitet e 90-ta.

Ai vlerësoi se përkrahja e “Ballkanit të Hapur” nga ana e Serbisë ishte e pasinqertë ndërkohë që ministri i Brendshëm i Serbisë përkrah idenë e “Serbisë së Madhe”.

Sipas tij thelbi i ngërçit të pajtimit qëndron pikërisht tek Serbia.

“Është shumë e dëmshme për stabilitetin dhe demokracinë në rajon, na sjell në situata të reja konflikti. Thelbi i ngërçit në procesin e pajtimit është në Serbi”, tha Kamberi.

Shaip Kamberi shtoi se Serbia ka një problem me Kroacinë sepse “nuk dëshiron të pranojë krimet e luftës sepse ndoshta ka frikë nga dëmshpërblimet e luftës”.

Kamberi tha se po ashtu Serbia nuk do që t’i pranojë krimet në Bosnjë e Hercegovinë, sepse siç thotë ai qëllimi i Serbisë është rrëmbimi i “Republika Sërpskas” atje.

Deputeti shqiptar shtoi se edhe krimet në Kosovë nuk po i pranon sepse me këtë po dëshiron që ta ruajë një pozicion më të mirë negociues.

Ai vlerësoi se në Serbi është në skenë “revizionizmi historik”, i cili, siç tha, “barazon lëvizjen çetnike, madje edhe Ljotiqin me antifashistët e Luftës së Dytë Botërore”.

Sipas tij, problem shtesë është se Bashkimi Evropian po e humb forcën lëvizëse sepse “nuk ka potencial për zgjerim të mëtejshëm”.

E ndërkaq ish-presidenti i Kroacisë Ivo Josipoviq, deklaroi se ish-presidenti serb Boris Tadiq, ishte “evropian dhe shpreson për Serbinë”.

Josipoviq theksoi se ai ka punuar shumë për procesin e pajtimit dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Tadiq e kuptoi se, pas gjithë asaj që kishte ndodhur, gjëja e parë që duhej të bënte ishte të kërkonte falje për atë që ndodhi në Ovcara afër Vukovarit, kështu që pas kësaj shkuam së bashku në Paulin Dvor, ku bëmë homazhe për viktimat serbe. Pasojat e vizitës së Presidentit Tadiq në Kroaci ishin të mëdha. Atmosfera ishte ndryshe, frymëmarrja ishte ndryshe, marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë ishin shumë më të mira. “Kishte një “Vibe” të mirë, siç do të thoshim në Zagreb”, tha Josipoviq.

Ai shtoi në Forumin e 14-të për Drejtësi Tranzicionale  se nuk ka asnjë arsye për të mos pajtuar dhe për të jetuar popujt së bashku.

“Është më mirë të kesh një fqinj të mirë se sa nuk e di sa i lartë është muri,” tha Josipoviq, duke shprehur shpresën se do të ketë edhe më shumë elita politike në rajon që do të kuptojnë se sa të rëndësishme janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Ish-kreu i shtetit kroat tha se disa hulumtime kanë treguar se gjeneratat e reja në Vukovar janë më pak të prirur për pajtim se sa të moshuarit sepse janë rritur në një qytet ku gjithçka është e ndarë.

“Ne nuk i kemi pastruar krimet dhe urrejtjet tona,” tha Josipoviq, duke u kërkuar të rinjve të ndjekin “politikë të mirë dhe të ndershme”.

Forumi i 14 për Drejtësi Tranzicionale që u mbajt në Beograd u moderua nga drejtori i Përgjithshëm i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi.

Go to TOP