Forumi Intelektual: Banka Botërore zbulon papunësinë rekord në Kosovë, politikat e Kurtit në fokus

Raporti i fundit i Bankës Botërore ka ekspozuar nivelin e lartë të papunësisë në Kosovë, me vetëm 37% të popullatës së aftë për punë të punësuar, duke e vendosur vendin në krye të listës për papunësi në rajon. Kështu thekson Forumi Intelektual E 30 përmes një komunikate për media.

Sipas tyre, këto të dhëna bien në kundërshtim me deklaratat e qeverisë Kurti, e cila pretendon rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë.

“Raporti thekson se ekonomia e Kosovës është e ngarkuar me mungesë investimesh dhe përfshirje të ulët të qytetarëve në tregun e punës, ndërsa vendet fqinje, si Shqipëria dhe Mali i Zi, kanë arritur standarde më të larta”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se, kritika u drejtua ndaj qeverisë për mungesë të strategjive të qëndrueshme dhe politikave të qarta për përmirësimin e tregut të punës. /Kosova.info/

Go to TOP