Formula 1, zyrtarizohet kalendari i 2025-ës

Formula 1 ka bërë publike ditën e sotme të gjitha garat ku do të vendoset Botërorit i 2025-ës.

Kampionati i vitit që vjen nis në Melburn më 14 mars dhe mbyllet më 7 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Spikat fakti se do të jenë plot tre Çmime të Mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa Italia do të organizojë dy herë këtë event në Imola dhe Monza.

Sa u përket garave në Bahrein dhe Arabi Saudite janë shtyre për në prill pasi nëse mbaheshin më herët, atëherë do të korenspondonin me muajin e Ramazanit.

Go to TOP