Formohet Komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka formuar Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Vendimi u mor me 74 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.

Nijazi Isaku është votuar për kryetar të Komisionit Ad-hoc, ndërkaq zëvendëskryetar i parë, Isak Shabani dhe zëvendëskryetar i dytë Fidan Jillta.

Anëtarë të këtij komisioni janë deputetët: Yllza Hoti, Besim Muzaqi, Valon Ramadani, Fitim Haziri, Agim Veliu, Armend Zemaj, Time Kadrijaj dhe Bekim Haxhiu.

Go to TOP