Forest mposht Chelsea dhe bën hap drejt mbijetesës në Premier League
Nottingham Forest bërë një hap të madh drejt mbijetesës në elitën e futbollit anglez. Kjo pasi ka shënuar një fitore me rezultat 3-1 ndaj Chelsea në Premier League.
Skuadra mysafire e ka nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutat e para. Taiwo Awoniyi ka realizuar me kokë pas një krosimi të saktë, ndërsa më pas Igor Jesus e ka dyfishuar rezultatin nga penalltia.
Chelsea ka pasur mundësi për t’u rikthyer në lojë, por Enzo Fernandez e ka goditur shtyllën, ndërsa Cole Palmer e ka humbur një penallti në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Forest ka vazhduar dominimin dhe Awoniyi ka shënuar golin e tij të dytë për 3-0, pas asistimit nga Morgan Gibbs-White.
Chelsea ka arritur të shënojë vetëm në kohën shtesë me një goditje nga Joao Pedro, por ka qenë shumë vonë për të ndryshuar rezultatin.
Kjo humbje e thellon krizën e Chelsea, që tashmë ka gjashtë humbje radhazi në kampionat dhe ndodhet në vendin e nëntë, pa asnjë mundësi për të arritur zonën e top-pesëshes.
Në anën tjetër, Nottingham Forest është gjashtë pikë larg zonës së rënies me tri ndeshje të mbetura, duke qenë shumë pranë sigurimit të mbijetesës.
