Forcat ukrainase përgatiten për sulm potencial nga Bjellorusia

Ushtria e Ukrainës, Garda Kombëtare, si dhe Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare i këtij vendi, po zhvillojnë manovra të përbashkëta afër kufirit me Bjellorusinë.

Këto stërvitje ushtarake po kryhen prej kur forcat ukrainase kanë çliruar rajonin e Çernhivit nga trupat ruse.

Ushtria ukrainase ka demonstruar për gazetarët se si forcat e saj do të reagonin në rast të një pushtimi nga fqinji i tyre verior.

Go to TOP