Forca Oltion, jemi me ty – Familja e hendbollit në Kosovë solidarizohet me lojtarin e lënduar

Në ndeshjen e zhvilluar sot mes Gjilanit dhe Malishevës, lojtari Oltion Bilalli pësoi një lëndim serioz pas një përplasjeje të pafat në fushë. Ngjarja tronditi të pranishmit dhe shkaktoi shqetësim të madh në komunitetin sportiv.

Federata e Hendbollit e Kosovës ka shprehur përkrahjen dhe solidaritetin e saj me Oltin në këto momente të vështira. “Të gjithë ne jemi me mendimet dhe lutjet tona pranë Oltit. I urojmë shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në fushë,” thuhet në reagimin e FHK-së.

Mesazhe mbështetëse kanë ardhur edhe nga lojtarë, trajnerë e tifozë, të cilët shprehën shpresën për një përmirësim të shpejtë të gjendjes së tij. Sonte, e gjithë familja e hendbollit kosovar është me zemër tek Oltion Bilalli.

Forca Oltion – jemi me ty! /Kosova.info/


Go to TOP