Foden ruan nderin e City
Manchester City ka mposhtur Leeds United me rezultat 3-2 në “Etihad”, në një ndeshje dramatike ku Phil Foden është bërë hero me dy gola.
City e ka nisur takimin shumë më mirë. Që në minutën e parë, Matheus Nunes ka harkuar në zonë dhe Foden ka shënoi një gol të bukur.
Vendasit kanë vazhduar dominimin dhe në minutën e 25-të kanë arritur edhe golin e dytë: pas një goditjeje këndi, Josko Gvardiol e ka shfrytëzuar rrëmujën në zonë dhe ka realizuar, me golin që është zyrtarizuar pas ndërhyrjes së VAR.
Leeds është ringjallur në pjesën e dytë. Trajneri Daniel Farke e ka futur në lojë Dominic Calvert-Lewin, dhe ai ka shënuar vetëm katër minuta pas rifillimit, duke ngushtuar rezultatin në 2-1.
Pak më vonë, Calvert-Lewin ka fituar penallti dhe Lukas Nmecha e ka barazuar në tentimin e dytë, pasi goditja e parë është pritur nga Donnarumma.
Kur dukej se Leeds do të merrte një pikë të rëndësishme, City ka reagur në momentin e fundit. Rayan Cherki ka asistuar, ndërsa Foden ka goditur saktë nga jashtë zonës për 3-2, duke vulosur fitoren.
City mbetet në garë për kreun e Premier Ligës, ndërsa Leeds rrezikon të futet në zonën e rënies nga elita.
