Flet vëllai i të ndjerës Gjyljeta Ukella: Të jetë i fundit rasti i motrës (VIDEO)

Shpat Ukella, vëllai i të ndjerës Gjyljea Ukella, e cila u vra nga bashkëshorti i saj në mëngjesin e së martës, ka thënë se rasti i motrës së tij të jetë i fundit në Kosovë.

Ai, mes tjerash ka falënderuar të gjithë që kanë marrë pjesë në varrimin e motrës së tij.

“E falënderoj zotin për gjithë këta njerëz me na nderu në këto ditë të vështira per ne, për neve është rasti i rënd, uroj që organet e drejtësisë sa më shpejt të kryejnë punën e tyre, dhe uroj që asnjëherë mos të ndodhin në qytetin tonë, dhe sidomos në shtetin dhe kombin të Kosovës, Shqipërisë e më gjerë”, u shpreh Ukella.

Përndryshe, Gjyljea Ukella u vra nga burri i saj, Edmond Lajqi, mëngjesin e së martës brenda banesës saj, me të cilin kishte tre fëmijë.

I dyshuari është vetëdorëzuar. Atij aktualisht i është caktuar një muaj paraburgim, ndërkohë gjatë procesit gjyqësor, Lajqi mund të dënohet me 10 vjet minimalisht dhe maksimalisht me burgim të përjetshëm.

Go to TOP