Flet djali i Ukshin Hotit: Serbia nuk po bashkëpunon për çështjen e të pagjeturve

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se nuk po arrijnë që të marrin informacioneve të sakta për personat e pagjetur. Ai në emisionin “Frontaltha se Serbia nuk ka vullnet për të bashkëpunuar për këtë çështje.

Hoti foli edhe për kërkesën e kryeministrit Albin Kurti për largimin e kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Serbi, Velko Odaloviq. 

Pikërisht për këtë arsye ai tha se grupet punuese nuk janë duke funksionuar. 

“Nuk jemi duke funksionuar për shkak të mungesës së vullnetit për të bashkëpunuar dhe mos reflektimit të Serbisë për ndryshim të udhëheqësit të delegacionit serbë e që është z.Odaloviq atje. Ju e dini kërkesën e kryeministrit Kurti dhe ne kemi takime vetëm të nëngrupeve punuese dhe për çështje ekspertizash dhe të tjera janë takime e nëngrupeve punuese, por ato të grupeve punuese nuk funksionojnë”, ka thënë Hoti. 

Go to TOP