Flamujt islamik dhe përdorimi i tyre në trojet tona

Cili është flamuri i vërtetë që identifikohet apo që mëshumë ka të bëjë me Islamin, deri më sot, ka mendime pro dhe contra, mesin e muslimanëve. Mirëpo studiuesit e mirëfilltë, kanë dhënë me fakte historike versionet e flamujve që janëpërdorur nga Muhamedi dhe Perandoria e tij( Arabe). Pavarësisht që në mesin e studiuesëve dhe teologëve islam, shohim debate, kundërshtime e pretendime të ndryshme, e disa herë kanë qenë edhe shkak për konfrontime brenda islamike.

Fatkeqësisht në gjitha shoqëritë islamike, tentohet qësimbolet nacionale a shtetërore të një shteti musliman, tëidentifikohen dhe interpretohen nga hoxhallarët që janë nëvarësi të atij shteti, si simbole më të vërteta islame. Një gjë tëtillë, e kemi pasur edhe në shekullin e fundit në Atdheun tonë. Ku shumë hoxhallarë e kanë identifiku flamurin e Turqisë si flamur islam dhe flamurin e ISIS-it a të Arabisë Saudite si flamur islam. Kujtojmë rastin e predikimit të hoxhës kontravers dhe të dyshuar si bashkëpunëtorë të UDB-së, Jakup Asipin nga një fshat i Kumanovës, që deklaronte për “flamurin e Perandorisë Osmane si flamur islam, kurse Flamurin tonë Kombëtar” e fyente. Ngjajshëm kemi pa dhe dëgju shumë hoxhallarë vehabist-salafist, që kanë glorifiku flamurin e ISIS-it dhe të Arabisë Saudite sio flamur Islam, i Muhamedit etj, derisa kanë fy, nënvlerësu a quajt “leckë” Flamurin tonë Kombëtar.

Por cili ishte flamuri i vërtetë i Muhamedit dhe Islamit, apo cili flamur ka më shumë të bëjë me Muhamedin dhe Islamin:

– Muhamedi përdorte flamurin me ngjyrë të zezë, kursepalltoja e tij ishte me ngjyrë të gjelbër të cilën e preferontedhe e ndjeksëve të tij kur pushtuan Mekën dhe plaçkistekarvanet.

– Kalifati Rashidun vitet 632-656/661, flamurin kishte me ngjyrë të gjelbër.

– Kalifati Umajad vitet 661-744/750, flamurin me ngjyrëtë bardhë.

– Kalifati Abasid vitet 750-1517, kishte flamurin me ngjyrë të zezë.

– Kalifati Fatimid në vitet nga 909-1171, kishte flamurinme ngjyrë të bardhë.

Nëse kërkohet origjina e flamujve të zinjë, i pari i tillë është flamuri i Muhamedit-muslimanëve-islamit, pastaj edhe Kalifati Abasid prej kryengritjes së Abu Muslimit që ishte lider në Revolucionin Abasid e përdori kundër Kalifit Umajad të të njejtës Perandori Arabe. Flamuri i Muhamedit, ishteshamia e zezë e Ajshës, por varësisht nga sekti islam, pretendojnë që ishte me ngjyrë solide të zezë, gjelbër a tëbardhë.

Pastaj pas Muhamedit, flamur tre ngjyrësh të zi, bardhë dhe pink, e përdorën edhe Lufta fshatare Gjermane e shekullit XVI, pastaj Afganistani në vitet 1709-1738, pastaj katalanasit në Luftën për ndarje nga Spanja gjatë viteve 1713-1714, pastaj Flamuri i Zi Anarkist, në vitet e 1880-ta, pastaj Partia Fashiste Italiane, pa harruar edhe flamurin e çetnikëve. Prej nga mund të kuptohet me lehtësi dhe qartësi se përdorimi i ngjyrës së zezë në sfondin e flamujve, kanë qenë tëqëllimshëm, e që kanë reprezentu ideologji, qëllime e projekte ogurzeza për njerëzimin.

Foto 1Flamuri i Muhamedit mes flamuri i ISIS-it(i konceptuar ngaAbul A’la Maududi 1903-1979, nga Pakistani) dhe flamuri i çetnikëve.Mund  duket koincidencëpor  realitet flamuri i Xhihadit Islamikështë shpikur  vitet 1941, kur është shpikur edhe flamuri i çetnikëve.

Konceptin modern të flamurit të shtetit Islamik, iatribuohet Abul A’la Maududi( 1903-1979), teologut islamiktë Pakistanit që formoi partinë Jamaat-e-Islami dhe inspiruesittë revolucionit islamik të Ruhollah Khomeinit. Mund të duketkoincidencë, por në realitet ka flamuri i Xhihadit Islamikështë shpikur në vitet 1941, kur është dizajnuar edhe flamuri içetnikëve. Gjithashtu edhe nacionalizmi arab i fillimshekullitXX, në flamur e kanë ngjyrën e zezë që reprezenton ngjyrën e dinastisë Abaside. Hadithet justifikojnë përdorimin e flamurittë zi, prej revolucionit Abasid. Flamurin e zi, të Muhamedit, Kalifatit Abasid etj, e kanë adoptu edhe shumë grupeterroriste islamike, në të cilën kanë vendosur edhe shahadetin.

Mirëpo ne duhet t’iu besojmë deklarimeve tëradikalistëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik, që ibëjnë hapur e me krenari, njejtë deklarohen edhe teologëtislamik padallim e në veçanti ata vehabist, që tentojnë tëimitojnë Muhamedin. Ata tentojnë të imitojnë Muhamedin sinë xhihadin kriminal ashtu edhe në xhihad. Në xhihadinkriminal si: plaçkitjet, grabitjet dhe vjedhjet që Muhamedi dhebanda e tij, ia bënte karvaneve të tregëtarëve( në dy dekadat e fundit kemi pa shumë raste kur grupe terroristësh islamik edhenë Republikë të Kosovës, kanë kryer xhihad kriminal, duke vjedhur bastore sportive, kazino, artari, biznesmen etj). Snobizmin që kanë islamikët, ndaj Muhamedit, kërkon imitimsa më të plotë, edhe për sa i përket xhihadit( asnjë rast nukmund ta shihni që grupet terroriste islamike të mos përdorinflamurin e zi- flamurin e Muhamedit). 

Prandaj Flamuri i Xhihadit Islamik, sipas studiuesëvetheksojnë që flamuri i zi reprezenton kërkesat e tyre për ri-themelimin e kalifatit Islamik, e që flamuj të ngjajshëmpërgjatë historisë islamike janë përdorur në vazhdimësi, përfshirë edhe në Afganistan në fillim të shekullit XX.Edheshumica e flamujve të organizatave terroriste islamike, qëkanë përdorur si symbol të xhihadit është flamuri standard iMuhamedit, me ngjyrë të zezë dhe me shkrimin e shahadetitme ngjyrë të bardhë. E që flamuj të tillë kanë shumica e organizatave terroriste islamike, sidomos gjatë viteve 1990-ta dhe në fillim të viteve 2000-ta. Të tilla organizata terroristeislamike si: Hamasi, al-Shabaab, Talebanëve afgan, Fronti Al-Nusra, Al-Kaida, Brigadat ‘Abdallah ‘Azzam, Al-Murabitum, Al-Kaida në Gadishullin Arab, Al-Kaida në subkontinentinIdinan, Al-Kaida në tokat e Magrebit islamik, Ansar al-Islam,  Ansar Bayt al-Maqdis, Ansar al-Sharia në Bengazi, Ansar al-Sharia në Darnah, Ansar al-Sharia në Tuniz, Ansaru, Boko Haram, Hurras al-Din, Hizbul Mujahideen, ISIS-i, Rrjeti iISIS-it ne Bangladesh, ISIS-i ne Republiken Demokratike teKongos, ISIS në Azinë Lindore, ISIS-Korosan, ISIS-Libi, ISIS-Mozambik, ISIS-Sahel, ISIS-Sinai, ISIS-Somalia, ISIS-Afrika Perëndimore, Unioni i Xhihadit Islamik, LëvizjaIslamike e Uzbekistanit, Jama’at Nusrat al-Islam wal-Musimin, Lashar-e-Tayyiba, Tehrik-e Taliban Pakistan etj.ISIS-i dhe të gjitha organizatat terroriste islamike që u dhanëmë sipër dhe të tjera, kanë përvetësuar flamurin e Muhamedit.

Përdorimi i flamurit të ISIS-it, është inkriminuar si vepërpenale në disa vende të Europës Perëndimore, si me Aktin e Terrorizmit 2000, seksioni 13(1b) të Britanisë së Madhe,pastaj në Holandë, nga gushti i 2014-ës, Gjermani, për të cilatedhe janë shqiptu dënime penale. Për fat të keq në shtetettona, asnjëra nuk është inkriminuar si vepër penale as propaganda terroriste, as përdorimi i flamurit të ISIS-it a organizatave terroriste, e për më keq, tolerohet përdorimi iflamurit të Arabisë Saudite si flamur islam, për ceremonimortore islame.

Mirëpo edhe më tej vazhdojnë debatet pro dhe contra, nëlidhje me pretendimet e islamikëve se cili është flamuri ivërtëtë i Muhamedit dhe Islamit, të cilin do duhej ta përdorninedhe shtetet islamike, kalifati islamik, terroristët dheorganizatat terroriste islamike, por edhe në ceremonitë fetareislame. Derisa në shumë vende ballkanike, aziatike etj është ikufizuar a ndaluar përdorimi i flamurit të një shteti tjetër, p.sh: edhe Serbia e ndalon përdorimin e Flamurit tonë Kombëtarqoftë edhe në varrime, dasma a përkujtime të Dëshmorëve dheFestave tona Kombëtare- por ajo nuk e ndalon përdorimin e flamurit të ISIS-it, Arabisë Saudite etj. Natyrisht përdorimi iflamujve të tillë( qoftë i ISIS-it, Arabisë Saudite a Turqisë), tështyrë në forma të ndryshme nga agjenturat serbe, do duhejnënkuptuar, hetuar si një a disa nga veprat penale që kanë tëbëjnë: cënim të integritetit territorial dhe sovranitetit të vendit; sigurisë publike; rendit kushtetues; nxitjes, shtytjes a ndihmësnë aktet terroriste; nxitje të përçarjes dhe mos durimit etj.

Më:20/07/2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgiminpolitik! 

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformaleushtarake.

Go to TOP