Fitorja e Erdoganit dhe AK Partisë do të shënonte vazhdimin e përparimit të Turqisë dhe zhvillimin e Ballkanit

Novi Pazar 05.04.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati

Kryetari i SDA Sanxhakut, Sylejman Uglanin, përmes një komunikate për media, i ka dërguar një letër presidentit aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Turqi, të cilat janë caktuar për 14 maj të këtij viti.

Me rastin e zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme në Republikën e Turqisë, të cilat u shpallën për 14 maj të këtij viti, kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) Sanxhak, Sylejman Uglanin, i dërgoi një letër mbështetje Presidentit të Republikës së Turqia, Rexhep Tayyip Erdogan dhe Partia e tij AK, transmiton Kosova.info

“Fitorja juaj dhe fitorja e AK Partisë në këto zgjedhje do të shënonte vazhdimësinë e zhvillimit dhe përparimit të vrullshëm të Republikës së Turqisë, stabilitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit dhe sigurinë e të gjitha vendeve dhe popujve myslimanë të pambrojtur.“, thuhet në letër Uglaninit, njofton SDA Sanxhaku përmes nje komunikate.

Go to TOP