Fitore të reja për skuadrat favorite

Të mërkurën u luajtën tri ndeshje të xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Dhe skuadrat favorite nuk kanë lejuar befasi.

Lideri i klasifikimit, Kastrioti, fitoi në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 42:26.

Ndërkohë Prishtina fitoi në kryeqytet ndaj Vushtrrisë me shifrat 54:35.

Llapi në Podujevë e mposhti skuadrën e Trepçës, 41:34.

Derbi i xhiros mes Besa Famgasit dhe Rahovecit luhet të enjten mbrëma.

Kastrioti është lider me 44 pikë. Llapi doli në vendin e katërt me 21 pikë, kurse Vëllaznimi renditet i pesti me 20 pikë.

Trepça është e gjashta me 16 pikë, e Prishtina e shtata me 13. Vushtrria është e fundit në tabelë. /Kosova.info/


Go to TOP