Fitore e Kastriotit në Podujevë

Kastrioti ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të dielën në Podujevë, në kuadër të xhiros së 26-të, Kastrioti mposhti Llapin me rezultatin 36:26.

Kastrioti mbetet lider me 48 pikē, tri më shumë se Rahoveci. Llapi renditet i pesti me 21 pikë.

Ferizajasit drejt fitores i udhëhoqi Felippe Teixeira me 12 gola. Tetë i shënoi Axel Ahlin.

Te Llapi më efikasi ishte Jefferson Bastos me gjashtë gola. Pesë i shënoi Rifat Visoka. /Kosova.info/


Go to TOP