Man United fiton në ‘frymën e fundit’ ndaj Omonia

Manchester Unitedi ka fituar me një gol të vonshëm ndaj Omonias në Old Trafford (1-0), në ndeshjen e vlefshme për raundin e katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Marcus Rashford i pati tre nga rastet e para më të mirë në fillim të takimit duke u ndjekur nga Bruno Fernandes, Cristiano Ronaldo, Casemiro e Fred.

Përkundër rasteve të mira, asnjë prej tyre nuk u konkretizua dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetet e paprekura.

(Foto: Twitter/Manchester United)

Djajtë e Kuq vazhduan të rrezikonin edhe në gjysmën e dytë të takimit, sërish me disa raste të Rashford e Fernandes, por pa sukses.

Në minutat shtesë të takimit (90’+3), Scott McTominay pranoi një top në qendër, krijoi hapësirë dhe e realizoi golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Manchester Unitedi ka nëntë pikë në Grupin E, tri më pak se lideri Real Sociedad.

Go to TOP