Fitojnë Arsenali e Liverpooli, dështon City

Këtë të shtune është luajtur xhiro e pestë e Premier Ligës angleze në futboll.

Arsenali ishte mysafir i Burnley të cilin arriti ta mposht me rezultat të ngushtë 1-0, falë një supergoli të Odegaard.

Kjo është fitorja e dytë rresht e Arsenalit i cili gjendet në pozitën e 12-të me gjashtë pikë, pasi që javën e kaluar e mposhti ekipin e Milot Rashicës, Norwichin.

Ndërsa, Liverpooli është shkëputur në krye të tabelës me 13 pikë, pasi e mposhti Crystal Palace në shtëpi me rezultat 3-0.

Pjesa e parë në “Anfield” u mbyll me rezultat 1-0, falë golit të Sadio Mane në minutën e 43-të. Ndërsa 12 minuta para fundit, ishte Salah që e dyfishoi epërsinë ndërsa për rezultatin përfundimtar u përkujdes Keita në minutën e 89.

Kurse, Manchester City ka dështuar që të marrë pikë të plota në shtëpi përballë Southampton pasi barazoi pa gola, njofton Klankosova.tv.

Ndeshja ishte dramatike deri në fund, pasi që më të filluar pjesa e dytë ishte Kyle Walker ai që u ndëshkua me karton direkt të kuq, por që pas rishikimit të VAR, kartoni i kuq u tërhoq.

Ndërsa, në minutën e 94-të Manchester City shënoi një gol gjë që do t’ia mundësonte tri pikë të plota, por që ishte përsëri VAR-i që ia ndali festën “qytetarëve”.

Go to TOP