Fitojnë Arsenal, Real Madrid dhe Paris Saint Germain

Natë e fitoreve ka qenë e marta për Arsenal, Real Madrid dhe Paris Saint Germain. 

Sonte janë zhvilluar gjithsejt në nëntë ndeshje në garën më prestigjioze të klubeve evropiane, Champions League. 

Arsenal e ka vazhduar formën e jashtëzakonshme me një fitore të madhe 3:1 ndaj Bayern, që deri tani nuk kishte humbur asnjë ndeshje këtë sezon. Jurrien Timber e ka zhbllokuar rezultatin me kokë pas një këndore të Bukayo Saka, ndërsa bavarezët e kanë barazuar me Lennart Karl pas një aksioni të shpejtë.

Në pjesën e dytë, londinezët kanë dominuar dhe e kanë gjetur fitoren falë rikthimit të Riccardo Calafiori, i cili ka asistuar për Noni Madueke menjëherë pasi ka hyrë në lojë. Gabriel Martinelli e ka vulosur rezultatin në kundërsulm. 

Në Greqi, Kylian Mbappe ka qenë protagonisti absolut në fitoren 4:2 të Real Madrid ndaj Olympiacos, duke shënuar katër gola. Olympiacos ka shënuar i pari me Chiquinho, por më pas ka ndodhur shpërthimi i francezit: tri gola brenda shtatë minutave.

Në pjesën e dytë, Taremi e ka ngushtuar epërsinë, por Vinícius Jr. ka kombinuar me Mbappe, i cili e ka shënuar olin e katërt personal. 

Një nga ndeshjet më interesante ka qenë në Paris, ku PSG ka triumfuar 5:3 ndaj Tottenham. Vitinha ka qenë ylli i takimit me “hat-trick”. 

Tottenhami ka kaluar i pari në epërsi me Richarlison, por Vitinha e ka barazuar para pushimit. Pjesa e dytë ka sjellë dramë të vërtetë: londinezët kanë shënuar sërish me Kolo Muani, por PSG është kundërpërgjigjur me tri gola radhazi falë Vitinha dhe Fabian Ruiz. Edhe pse “Spurs” e kanë gjetur një tjetër gol, penalltia e Vitinha e ka mbyllur ndeshjen. 

REZULTATET:

No description available.


Go to TOP