Finlanda zyrtarisht në NATO, Vladimir Putin drejt skenarit ekstrem, kërcënon me luftë bërthamore
Nuk ndodh shpesh që Finlanda të jetë temë e ditës siç ka qenë ditëve të fundit. Një nga arsyet për gjithë këtë vëmendje drejtuar shtetit nordik, janë zgjedhjet parlamentare të 2 prillit, në të cilat tri partitë kryesore,
Partia e Koalicionit Kombëtar të qendrës së djathtë, socialdemokratët e qendrës së majtë dhe partia populiste finlandeze përfunduan me nga një pikë përqindjeje larg njëra-tjetrës. Dhe arsyeja tjetër është anëtarësimi zyrtar i Finlandës në NATO, më 4 prill 2023, pothuajse një vit pas kërkesës për anëtarësim në aleancën ushtarake, e cila u bë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Pavarësisht se çfarë koalicioni do të realizohet në Helsink, vullneti për të qenë pjesë e NATO-së nuk ndryshon. Tashmë është e ditur se politika finlandeze e ka pranuar qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe për sulmin ndaj Ukrainës: “Ai mendoi se do të kishte Finlandizimin e NATO-s. Në vend të kësaj ai mori NATO-izimin e Finlandës.” Megjithatë, jo të gjitha qëndrimet nga zgjedhjet dhe anëtarësimi i ardhshëm në NATO janë të qarta.
Nga ana tjetër, kjo lëvizje e NATO ka tmerruar Moskën e cila ka paralajmëruar skenarin ekstrem pas lajmit se Finlanda është bërë zyrtarisht pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, ka thënë se pranimi i Finlandës rriti rreziqet e një konflikti më të gjerë. Në një fjalim drejtuar udhëheqjes së forcave të armatosura të Rusisë, ai tha gjithashtu se avionët bjellorusë tani ishin në gjendje të mbanin raketa bërthamore ruse, një zhvillim që ka të ngjarë të rrisë tensionin.
