Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Finlanda shpreson të anëtarësohet në NATO së bashku me Suedinë

Finlanda ende shpreson t’i bashkohet NATO-s së bashku me Suedinë, tha më 30 janar ministri i Jashtëm finlandez.

Këto deklarata Pekka Haavisto i bëri pavarësisht se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha gjatë fundjavës që shkoi se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.

“Dëshira jonë në Finlandë është ende që t’i bashkohemi NATO-s së bashku me Suedinë”, tha Haavisto, duke shtuar se “qëndrimi ynë vazhdon të jetë i njëjtë”.

Ankaraja ka refuzuar që të ratifikojë aplikimet e këtyre dy shteteve për në NATO, pikë së pari për shkak të refuzimit të Suedisë që të ekstradojë dhjetëra të dyshuar, që Turqia pretendon se janë të lidhur me luftëtarët kurdë dhe me puçin e dështuar të vitit 2016.

Suedia ka diasporë më të madhe kurde sesa Finlanda dhe ka më shumë mospajtime me Ankaranë.

Ankaraja po ashtu ka shprehur zemërim për vendimin e policisë suedeze që të lejojë një protestë, ku një ekstremist i krahut të djathtë dogji një kopje të Kuranit para Ambasadës turke në Stokholm më herët gjatë këtij muaji.

Po ashtu, Turqia ka shprehur zemërim lidhur me vendimin e gjyqësorit suedez që nuk ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi pro-kurd që vari kokëposhtë një manekin që i ngjasonte Erdoganit para ndërtesës së një gjykate në Stokholm.

Erdogan të dielën bëri një dallim të qartë midis pozicioneve që kanë ndërmarrë Suedia dhe Finlanda muajve të fundit.

Nëse është e nevojshme, ne mund të japim një përgjigje ndryshe, të përqendruar në Finlandë. Suedia do të tronditet kur ne të japim një përgjigje ndryshe për Finlandën”, tha Erdogan.

Por, Haavisto tha se ai ka zhvilluar bisedime me homologun e tij turk pas deklaratave të Erdoganit, duke treguar se ka refuzuar këtë opsion.

“Suedia është aleatja jonë më e ngushtë sa i përket mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Ende e shoh samitin e NATO-s në Vilnius në korrik si një hap të rëndësishëm, ku shpresoj që të dyja shtetet do të pranohen si anëtare të NATO-s”.

Go to TOP