Finlanda dhe Suedia planifikojnë që gjatë verës të bëhen anëtare të NATO-s

Finlanda dhe Suedia po bëhen gati t’i bashkohen Aleancës Veri-Atlantike gjatë verës së këtij viti, raporton The Times duke u thirrur në deklaratat e zyrtarëve.

Funksionarët amerikanë kanë bërë të ditur se anëtarësimi i NATO-s për dy vendet nordike është shumë i rëndësishëm, për faktin se ishin temë e diskutimeve gjatë shumë takimeve të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

E një prej takimeve të tilla është mbajtur javën e kaluar, ku morën pjesë edhe ministrat e Jashtëm të Stokholmit dhe Helsinkit.

Pushtimi rus në Ukrainë ka nxitur debat tek qytetarët e Finlandës dhe Suedisë. Madje qytetarët finlandezë detyruan qeverinë që për këtë çështje të diskutohet në Parlament qysh në fillim të agresionit rus, e tani i janë bashkuar edhe suedezët.

Go to TOP