Fillon stinori pranveror në Superligën e hendbollisteve

Në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshja e parë e xhiros së dhjetë është ajo mes Kastriotit dhe Ulpianës, që zhvillohet të shtunën nga ora 14:00.

Të dielën janë ndeshjet Besa – Shqiponja (15:30) dhe Ferizaj – Tereza (15:00). Ndeshja mes Prishtinës dhe Istogut nuk zhvillohet këtë fundjavë.

Samadrexha është e para në tabelë me 16 pikë. Istogu i ka 14, Shqiponja 12 e Ferizaj dhjetë. Pasojnë Tereza me tetë pikë, Prishtina me gjashtë dhe Besa, Ulpiana e Kastrioti me nga dy pikë.

Të shtunën janë edhe dy ndeshjet e para të stinorit pranveror në Ligën e Parë të femrave.

Nga ora 13:00 është ndeshja mes Vushtrrisë e Prizrenit, kurse Jusuf Gërvalla e KEK-u takohen nga ora 17:00.

Dy ndeshjet tjera, Vëllaznimi – Trepça dhe Vjosa – Dukagjini, zhvillohen më vonë.


Go to TOP