Fillon Samiti i BE-së, ku pritet të diskutohet për aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës

Samiti i Bashkimit Evropian ka filluar sot në Bruksel, kur edhe pritet të diskutohet nëse do të miratohet statusi i kandidatit të Ukrainës për anëtarësim në BE.

Të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, janë takuar sot dhe do të diskutojnë edhe nesër lidhur me aplikimin e Ukrainës për anëtarësim, por edhe të Moldavisë e Gjeorgjisë.

Të premten e kaluar, kreu i Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, pati njoftuar për opinionin e Komisionit sa i përket rekomandimeve për Ukrainën dhe anëtarësimin e saj në BE – duke theksuar se ukrainasit janë të “gatshëm të vdesin” për perspektivën evropiane.

Me të mbërritur, kryeministri holandez Mark Rutter foli për përkushtimin e Komisionit Evropian sa i përket aplikimit të Ukrainës për t’ju bashkuar familjes evropiane.

Ishte edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili tha para gazetarëve tha se ky vendim do të shërbej si “apel për arritjen e progresit në perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, duke e bërë të qartë se Gjermania në “mënyrë aktive do të mbështesë” përpjekjet dhe do të ndihmojë vendet si Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova dhe Serbia.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, u tha gazetarëve dhe shfaqja e mbështetjes politike për Ukrainë është “e rëndësishme për shpirtin luftarak të ukrainasve”, duke e quajtur vendin si “kandidat i etur për në BE”. 

Go to TOP