Në ShFMU “Fadil Hisari” në Prizren filloi sezoni pranveror i garave ekipore në Superligën e Kosovës në pingpong për kategorinë e meshkujve dhe femrave. U zhvilluan disa ndeshje interesante me poena të zgjatur, me rivalitet e befasi, por çdoherë në frymën fair play.
Në kategorinë e meshkujve u zhvilluan dy xhiro ku favoritët Kpp Lidhja e Prizrenit, dhe Kpp Dardania nuk lejuan befasi dhe fituan dy ndeshjet e tyre. Ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Dardania dhe Kpp Liria e cila përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Kpp Vushtrria arriti ta befasoj nënkampionin e stinorit të kaluar Kpp Priping ku u zhvillua ndeshje shumë interesante e që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Poashtu ndeshja Kpp Liria vs Kpp Ahmet Hoxha ishte ndeshje mjaftë interesante ku vetëm pas 7 ndeshjeve të zhvilluara u përcaktua fituesi, që në fund doli të jetë Liria e Prizrenit me rezultat 4-3.
Në kategorinë e femrave poashtu u zhvilluan dy xhiro. Në xhiron e parë pati ndeshje interesante ku deri në momentet e fundit nuk mund të percaktohej fituesi. Ndeshje interesante ishte në mes të Kpp Vushtrria F dhe Kpp Ahmet Hoxha MK që përfundoi me rezultat të ngushte 4-3 në të mirë të ekipit nga Ferizaj. Në xhiron e dytë ndeshje interesante u zhvillua ajo në mes të Kpp Ahmet Hoxha MK dhe Kpp Prishtina F që përfundoi me rezultat të ngushtë 4-3. Favoritet Kpp Drita dhe Kpp Ahmet Hoxha F shënuan fitore bindëse në dy xhirot e zhvilluara.
Tabelat dhe rezultatet
Superliga – Meshkujt | |||||
Xhiro | vendas | mysafir | |||
1 | 1 | Lidhja e Prizrenit | Vushtrria | 4 | 0 |
2 | Priping | KVPP Prizreni | 4 | 0 | |
3 | Dardania | Liria | 4 | 3 | |
4 | Ahmet Hoxha | Prishtina | 4 | 1 | |
2 | 5 | KVPP Prizreni | Lidhja e Prizrenit | 1 | 4 |
6 | Vushtrria | Priping | 4 | 3 | |
7 | Prishtina | Dardania | 2 | 4 | |
8 | Liria | Ahmet Hoxha | 4 | 3 |
SUPERLIGA – MESHKUJT | ||||||
Klubi | L | F | H | Pikë | ||
1 | Lidhja e Prizrenit | 2 | 2 | 0 | 8:1 | 4 |
2 | Dardania | 2 | 2 | 0 | 8:5 | 4 |
3 | Priping | 2 | 1 | 1 | 7:4 | 3 |
4 | Ahmet Hoxha | 2 | 1 | 1 | 7:5 | 3 |
5 | Liria | 2 | 1 | 1 | 7:7 | 3 |
6 | Vushtrria | 2 | 1 | 1 | 4:7 | 3 |
7 | Prishtina | 2 | 0 | 2 | 3:8 | 2 |
8 | KVPP Prizreni | 2 | 0 | 2 | 1:8 | 2 |
SuperLiga – Femrat | |||||
Xhiro | vendas | mysafir | |||
1 | 1 | Drita F | Gani Maloku | 4 | 0 |
2 | Ahmet Hoxha F | Peja F | 4 | 1 | |
3 | Prishtina F | Lidhja e Prizrenit | 4 | 2 | |
4 | Vushtrria F | Ahmet Hoxha MK | 3 | 4 | |
2 | 5 | Peja F | Drita F | 0 | 4 |
6 | Gani Maloku | Ahmet Hoxha F | 1 | 4 | |
7 | Ahmet Hoxha MK | Prishtina F | 4 | 3 | |
8 | Lidhja e Prizrenit | Vushtrria F | 4 | 2 |
SUPERLIGA – FEMRAT | ||||||
Klubi | L | F | H | Pikë | ||
1 | Drita F | 2 | 2 | 0 | 8:0 | 4 |
2 | Ahmet Hoxha F | 2 | 2 | 0 | 8:2 | 4 |
3 | Ahmet Hoxha MK | 2 | 2 | 0 | 8:6 | 4 |
4 | Prishtina F | 2 | 1 | 1 | 7:6 | 3 |
5 | Lidhja e Prizrenit | 2 | 1 | 1 | 6:6 | 3 |
6 | Vushtrria F | 2 | 0 | 2 | 5:8 | 2 |
7 | Gani Maloku | 2 | 0 | 2 | 1:8 | 2 |
8 | Peja F | 2 | 0 | 2 | 1:8 | 2 |