Analisti shqiptaro-amerikan e ‘shpërfytyron’ kryeministrin: Peter Feith sot takoi një anti- Albin Kurti

Analisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi ia ka përplasur në fytyrë kryeministrit Kurti sjelljen e tij me ish-shefin e ICO-së, Piter Feith, që sot e ka pritur në Kryeministri, të cilin më herët e ka akuzuar si mbret dhe sundues kolonizator të shtetit të Kosovës, shkruan Syri.net Kosova.

“Sot Albin Kurti u tall me krejt aktivistët e VV-së që kanë rezistuar dhe kanë bërë burg duke përdorur trupat e tyre për të ekzekutuar gjykimet e Kurtit për të huajt në Kosovë. A e ka pasë përnjëmend atëherë apo tash, luftëtari antikolonialist Kurti?! Çka është ky fetish i yti i vonuar për të huajt sot, Albin Kurti?
Sot aktivistët e VV-së u shuplakitën pamëshirshëm nga i pari i VV-së që i yshtte të sulmonin të huajt dhe rrotullonin makinat e tyre sepse Kosova ishte e qytetarëve të Kosovës. Më vjen keq që nga mijëra aktivistë të VV-së që sot nuk guxojnë të bëjnë as gëk e as mëk me këto sjellje përdhunuese të Kurtit me njerëzit e VV-së që donin Kosovën të jetë pikësëpari e popullit të saj.”, ka shkruar ai në Facebook.

“Sot u tregua qartas edhe që opozita është në koma të thellë dhe meritojnë të shkilen nga Albin Kurti që luan me ta si me budallenj sepse as opozita nuk e qiti asnjë fjalë nga goja të ekspozonte Kurtin me presh në dorë se nuk ishin tradhëtarë dhe të shitur kur bashkëpunonin dhe u subordinoheshin mbretërve dhe sundimtarëve kolonizatorë. Kosovës i duhet opozitë e re dhe opozitarë që nuk tuten.
Sa është shpërfytyruar Albin Kurti. Peter Feith sot takoi një anti- Albin Kurti. A e njeh më veten Albin Kurti?! E dhimbshme dhe e pështirë”.

Go to TOP