Ferizajasi konfliktohet me vëllanë gjysmë ore para vitit të ri: E shtyen dhe e rrëzon shkallëve

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Ferizaj veç gjysmë ore para vitit të ri.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të konfliktuar në këtë rast kanë qenë dy vëllezër.

“Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rr. ‘’Beteja e Kosharës’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor”, bën të ditur Policia.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet K.K (M/K) 47 vjeçar, i cili pas një fjalosje me vëllain e tij e kishte shtyer në drejtim të shkallëve të shtëpisë duke i shkaktuar lëndime trupore, teksa për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësor.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Go to TOP