Ferizaj, sekuestrohen katër automjete që i kërkonte Interpoli

Policia e Kosovës i ka gjetur të martën katër automjete me targa franceze në Ferizaj, të cilat ishin në kërkim nga Interpoli.

“Njësia përkatëse policore ka arritur të lokalizojë dhe të sekuestrojë katër automjete me targa franceze, të cilat ishin në një auto-sallon”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Rasti është duke u hetuar”.

Go to TOP