Ferizaj pret Kampionatin Individual të Kosovës për U17 në Pingpong

Të dielën, më 7 prill, Palestra “Astrit Bytyçi” në Ferizaj do të jetë mikpritëse e Kampionatit Individual të Kosovës në pingpong për grupmoshën nën 17 vjeç. Gara do të nisë nga ora 10:00 dhe do të zhvillohet në disa kategori: individuale (femra dhe meshkuj); çifte meshkuj dhe çifte femra.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë lojtarët e regjistruar në Federatën e Pingpongut të Kosovës (FPPK), të moshave mbi 10 dhe nën 17 vjeç, si dhe katër më të mirët nga ranglista U9.

FPPK fton të gjithë dashamirët e sportit të pingpongut të ndjekin dhe mbështesin garuesit e rinj në këtë ngjarje sportive. /Kosova.info/


Go to TOP