Ferizaj ndan rrugët me Remzifaik Selmanin

Ferizaj ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Remzifaik Selmani, pas gjashtë muajsh angazhimi në klub.

“Faleminderit Remzifaik Selmani! FC Ferizaj njofton se ka përfunduar bashkëpunimin me sulmuesin Remzifaik Selmani pas 6 muajsh angazhimi. E falënderojmë Remzifaikun për korrektësinë, dhe kontributin e tij me fanellën e klubit tonë, duke i uruar shëndet dhe suksese të mëtejme në karrierë”, ka njoftuar klubi ferizajas.

Pas përfundimit të sezonit vjeshtor, në tabelën e Superligës së futbollit kosovar të kryesuar nga Ballkani, Ferizaj gjendet në vendin e nëntë. 


Go to TOP