Ferizaj: I dehuri sulmoi babanë, vëllain e motrën e tij – Arrestohet nga policia
Një person në Ferizaj ka përfunduar në prangat e policisë, pasi që i njëjti ka sulmuar babën, vëllain dhe motrën e tij.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të policisë së Kosovës, ku është shtuar se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LËNDIM TRUPOR&KANOSJE
Ferizaj 29.01.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit i kishte sulmuar dy viktimat meshkuj kosovarë babanë dhe vëllain e tij, si dhe viktimën femër- motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.
