Ferizaj fiton në Gjakovë, Kastrioti në Samadrexhë
Dy skuadrat ferizajase kanë shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fillimisht Ferizaj fitoi bindshëm ndaj Shqiponjës në Gjakovë, me rezultat 35:25. Ferizajaset u shkëputën që në pjesën e parë dhe mbajtën epërsi bindëse gjatë gjithë pjesës së dytë.
Salematou Camara udhëhoqi Ferizajn me dhjetë gola. Luljeta Sopjani i kishte shtatë, Lorena Matarova gjashtë e Simone Keita pesë gola.
Alma Nivokazi i realizoi nëntë gola për Shqiponjëqn. Gjashtë i kishte Orgesa Gola e pesë Rosa Silva Ghabriell.
Fitore të madhe shënoi Kastrioti, në udhëtim ndaj Samadrexhës. Ferizajaset ishin në epërsi gjatë gjithë ndeshjes dhe fituan në fund 44:40. Luna Goncalves udhëhoqi Kastriotin me 11 gola. Nëntë i kishte Sia Celine Tolno e tetë Bintou Oulare.
Sevdanur Ozkan i shënoi 11 gola për Samadrexhën. Shtatë i kishte Fetane Uzunlar e nga pesë Erza Tafilaj e Aulona Maloku.
Ferizaj është skuadra e vetme me tri fitore. Udhëheq në tabelë me 6 pikë. Kastrioti ka fituar dy ndeshjet e deritashme. /Kosova.info/