Ferguson s`mund ta ndihmojë Skocinë në Evropian

Skocia do të jetë pa futbollistin Lewis Ferguson në Euro 2024.

Skuadra italiane Bologna, ka bërë të ditur të hënën se mesfushori do të nënshtrohet një operacioni për të trajtuar një lëndim të ligamentit të gjurit.

Ferguson u lëndua gjatë ndeshjes së fundit në Serie A me Monzën të shtunën. Pas këtij lëndimi, ai do të jetë jashtë fushës për muaj të tërë, duke lënë një boshllëk të ndjeshëm në skuadrën e tij po edhe te Kombëtarja e Skocisë.

Ferguson ka treguar një performancë të shkëlqyer që kur u transferua në Itali nga Aberdeen në vitin 2022. Ai ka shënuar gjashtë herë këtë sezon për Bolognan e drejtuar nga Thiago Motta, duke ndihmuar skuadrën të qëndrojë në pozicionin e katërt në Serie A.

Skocia do të nisë Evropianin në ndeshjen hapëse kundër Gjermanisë. Gjithashtu Skoacia do të përballet edhe me Hungarinë dhe Zvicrën në Grupin A. 

Go to TOP