Fehmi Kupina: I lumtur që propozimi im për kompensim financiar të stafit komunal nisi të zbatohet

Fehmi Kupina nga Lidhja e Prishtinës, ka njoftuar se ka filluar zbatimi i propozimit të tij për kompensim financiar vjetor për punonjësit e administratës së Kryeqytetit, të cilin e kishte dorëzuar më 13 dhjetor 2024.

Kupina u shpreh i lumtur për fillimin e realizimit të këtij vendimi, duke theksuar se punonjësit e administratës meritojnë këtë mbështetje financiare si dhe kushte më të mira të punës.

“Punonjësit e administratës meritojnë këtë kompensim dhe kushte më të favorshme të punës, për të cilat unë personalisht dhe Lidhja e Prishtinës nuk do të ndalemi asnjëherë”, shkroi Kupina.


Go to TOP