Federatës së Volejbollit të Kosovës i shtohen edhe 14 gjyqtarë të rinj
Të dielën, në kuadër të finaleve të kategorive U16 dhe U14 në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve, u zhvillua edhe testimi praktik i 14 kandidatëve për gjyqtarë.
Këta kandidatë kanë dhënë provimin teorik në qershor të vitit të kaluar dhe gjatë gjithë sezonit 2021/2022 kanë ndarë drejtësinë në kategoritë U18, U16 dhe U14, ku kanë fituar përvojë të mjaftueshme dhe me sukses e kaluan provimin para Komisionit Profesional të përbërë nga Ardian Ibraj – Komisar i Garave, Agim Lumi – gjyqtar me karrierë shumëvjeçare dhe Lulzim Gërguri – anëtar i Komisionit të Garave. /Kosova.info/
