FC Drenica Futsal siguron sponsor të ri nga diaspora – Reci Straßen und Landschaftsbau GmbH

FC Drenica Futsal ka arritur marrëveshje për sponsorim me kompaninë gjermane Reci Straßen und Landschaftsbau GmbH, në pronësi të z. Haxhi Reci. Ky bashkëpunim i ri është një hap i rëndësishëm për klubin, duke garantuar mbështetje për zhvillimin e mëtejshëm të sportit në Komunën e Skënderajt.

Reci, i njohur për përkushtimin e tij të vazhdueshëm ndaj sportit dhe të rinjve, edhe kësaj radhe ka treguar se është një mbështetës i palëkundur i iniciativave sportive vendore. Përmes këtij sponsorizimi, ai kontribuon në krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe në forcimin e komunitetit sportiv.

“Figurat si z. Haxhi Reci janë shembulli më i mirë i zemërgjerësisë dhe përkushtimit për të mbajtur gjallë frymën sportive dhe për të hapur mundësi të reja për të rinjtë,” thuhet nga klubi.

FC Drenica Futsal i shpreh falënderimin dhe mirënjohjen e veçantë për besimin dhe mbështetjen e treguar. /Kosova.info/


Go to TOP