FBK, fiton të drejtën për edhe një organzim të kampionatit evropian

Në asamblenë e përgjithshme të FIBA Evropës, që po mbahet në Sarajevë, është vendosur për vendet organizatore të kampionateve evropiane për grupmosha të reja.

Në mesin e shteteve të përzgjedhura është edhe Kosova, që vitin e ardhshëm do të jetë nikoqir i kampionatit evropian U16 divizioni C në konkurrencën e meshkujve. Në këtë mbledhje prezent ishin edhe zyrtarët e federatës së basketbollit, kryetari Arben Fetahu si dhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku

FBK edhe me herët ka organizuar ngjarje të FIBA-s si kampionati U18 Divizioni C ku Kosova kishte triumfuar si dhe kampionati FIBA U20 për femra.

Go to TOP