FAST-ILECU arreston një polak e një turk të kërkuar ndërkombëtarisht
Policia ka bërë të ditur se njësiti FAST-ILECU, në dytë ditët e fundit ka kryer dy arrestimet në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar.
Sipas policisë, arrestimi i parë ka ndodhur më 4 qershor të këtij viti, i cili sipas tyre, erdhi si rezultat i një bashkëpunimi të mirë mes njësisë FAST dhe partnerëve ndërkombëtarë.
“Rasti i parë: Më 04.06.2024, si rezultat i një bashkëpunimi të mirë në mes të Njësisë FAST dhe partnereve ndërkombëtar, është arrestuar shtetasi polak, i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar (Red-Notice-Interpol), të lëshuar nga autoritet e Polonisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa, arrestimi i dytë me urdhër-arrest ndërkombëtar ka ndodhur sot, ku flet-arrest për personin e arrestuar kishin lëshuar autoritetet e Turqisë.
“Rasti i dytë: Më 06.06.2024, është arrestuar personi i kërkuar në bazë të letër-rreshtimit ndërkombëtar, lëshuar nga autoritet e Turqisë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se dy të arrestuarit, me urdhër të prokurorit kompetent të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë dërguar në mbajtje. /Kosova.info/
