Fasha 800 kWh, Rama: S’u tërhoqëm nga frika, mund të vendoset në nëntor

Kryeministri Edi Rama tha se nuk është tërhequr nga “presioni” nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për konsumin mbi 800 KwH për abonentët familjarë.

Rama tha se shtyrja nuk ka lidhje me “tenxheren e zemërimit” të qytetarëve. Megjithatë paralajmëroi se në nëntor mund të kemi surpriza. Kreu i qeverisë u shpreh se në bazë të kushteve të motit, vendimi për rritjen e fashës mund të rimendohet sërish në nëntor.

“Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi dhe asnjë tenxhere grumbullimesh. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë, jo të heqim dorë, por ta shtyjmë vendosjen e fashës dhe të mos e vendosim në muajin Tetor. Elementi i parë është reshjet, pra kemi pasur reshje që kanë shtuar edhe pse jo në mënyrë të konsiderueshme, por kanë shtuar kuotat në HEC-e. Elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Atëherë ne këtë nevojë mund ta vazhdojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Ko është e gjitha, nëse trendi i kursimit do të vazhdojë dhe nëse reshjet vazhdojnë ne ta kalojmë pa asnjë të papritur muajin Tetor. Në muajin Nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat, ose do t’i rikthehemi këtij diskutimi përsëri duke pasur parasysh parametrat”, u shpreh Rama.

Fasha synonte që konsumatorët familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh energji në muaj do paguanin sasinë plus me një çmim 42 lekë/KWh (pa TVSH). Nëse fasha do hynte në fuqi sot, një familje do të konsumonte 900 kwh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do ishte 14,160 lekë me TVSH (pa përfshirë taksën e televizionit dhe konsumin e mjediseve të përbashkëta), nga 10,260 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë. Çmimi për abonentët familjarë momentalisht është 9,5 lekë për kilovatorë, ndërsa çmimi i vendosur për çdo kilovatorë mbi fashën 800 kwh, është 42 lek.

Në bashkëbisedim me komentuesit, ndër të tjera, kryeministri u pyet edhe për faturat afrove të energjisë elektrike. Ai u shpreh se kjo është një histori që i përket së shkuarës. “Kjo është një histori që i përket të shkuarës. Nuk ka më fatura afrofe në Shqipëri. Ka fatura që vendosen sipas një mesatare të konsumit kur nuk është i mundur leximi i sahatit. Në të gjitha ato raste kur mund të ketë raste të tilla mund të ankimohen”, tha Rama

Pyetje-përgjigje

Komentuesi: E dije si po vlonte tenxherja e zemërimit, ruajte qeverinë dhe zgjedhjet lokale.

Rama -komentuesit: As e para as e dyta nuk janë të vërteta, mbi të gjitha është e padrejtë për të mos thënë fyese. E para, nuk preken e nuk prekeshin e nuk do preken mbi 50% e mbi 94% në dhjetor, kjo është fantazi, nuk jam këtu për të treguar përralla se nuk ma lejon detyra e vetja. Mbaj përgjegjësi për ato që them e faktet janë fakte.

E dyta, nuk ka kryeministër në planet dhe ai më i keqi që të mos shfrytëzojë cdo lloj mundësie për të bërë më të mirën kur vjen puna tek prekja drejtpërdrejt e të përditshmes, që do të thotë që për asnjë arsye në botë, nuk do të thosha dicka që është e pavërtetë, se e vërteta do dilte shumë herë më shpejt se sa do ndihmonte mungesa e kujtesës lidhur me atë që u tha. Nuk ka lidhje me asnjë tenxhere zemërimi e tenxhere grumbullimesh, por ka lidhjke me një fakt që e shpjegova. Kemi pasur dy elementë që na kanë ndihmuar ta shtyjmë vendosjen e fashës e mos e vendosim në muajin tetor, ta shtyjmë jo të heqim dorë.

Reshjet, që kanë shtuar kuotat në hidrocentrale dhe në Fierzë, dhe elementi i dytë është një trend kursimi që ka bërë që nevoja për energji të jetë shumë më e ulët se sa parashikimi. Këtë nevojë mund të vijojmë ta përballojmë pa pasur kërcënim në aspektin financiar. Nëse trendi i kursimit e reshjet do vijojën ne do e kalojmë pa asnjë të papritur tetorin, në nëntor do vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do i rikthehemi diskutimi.

E pavërtetë që nuk janë shtuar burimet e energjisë. Ne kemi bërë një ndryshim të rëndësishëm në kontratat e bëra me hidrocentralet private që me detyrimin e marrë nga qeveria për parablereje, sot do ta conin shpenzimin e buxhetit, në pikën ku do të kishim një hap larg dhëmbët e falimentimit të shtetit. Duke qenë se i rinegociuam ato kontrata e vendosëm tavan, dhe përballë investitorëve e përfaqësuesve diplomatikë të vendeve të tyre që na ulën në tavolinë e kundërshtonin e kemi shumë më pak detyrime ndaj tyre e në kushtet e kësaj krize kemi një përfitim më të madh në raport me cfarë 300 milionë euro të kursyera në vit.

Go to TOP